Shkencëtarët italianë kanë gjetur zgjidhjen për një nga problemet më urgjente mjedisore: bishtat e cigareve që hedhin konsumatorët.
Një ekip i Institutit Italian të Teknologjisë në Xhenova ka një përgjigje me katër këmbë për të shpëtuar nga bishtat e cigareve në plazhet publike.
VERO (Vacuum cleaner Equipped RObot) është një qen robot që përdor Inteligjencën Artificiale për të identifikuar bishtat e cigareve në tokë dhe i pastron teksa ecën duke përdorur fshesat me vakuum që ka në secilën këmbë.
Ekipi përdori kërkimet ekzistuese për të kontrolluar se ku roboti do t’i vendoste saktësisht 4 këmbët e tij dhe më pas prezantoi idenë e dy veprimeve të njëkohshme.
“Ideja ishte që të lidhnim fshesat me këmbët dhe Inteligjencën Artificiale kështu që fijet neurale mund të dallojnë dyshemenë dhe plehrat e hedhura, ndaj ne mund të shohim lehtësisht cilat janë bishtat e cigareve dhe ky është vetëm fillimi”, tha Claudio Semini.
VERO përdor një sistem kamerash dhe algoritmin për të njohur shënjestrën, të mendojë një rrugë dhe deri më tani ka grumbulluar me sukses 90% të bishtave të cigareve në ambiente të ndryshme.
Rrethh 4.5 trilionë bishta cigaresh hidhen çdo vit. Ato mund të shkaktojnë dëme në plazhe dhe hapësira të tjera ujore nga ndotja e plastikës dhe kimikatet që rrjedhin prej tyre mund të jenë toksike për gjallesat ujore.