I ndodh fatkeqesia i presin këmbën, ndërtuesi le pallatin pa ashensor, bllokon në shtëpi të sëmurin

Në redaksinë tonë ka ardhur ankesë nga banoret e pallateve sociale në Shkozet, bashkia Durrës. Bëhet fjalë për 4 pallate 5 dhe 6 katësh, që i kanë ashensorët jashtë funksionit, që nga viti 2018.Në një prej këtyre pallateve banon edhe Gëzim Kallbaqi, i cili është invalid dhe ka 3 muaj, që nuk lëviz, pasi i kanë prerë këmbën, për shkak të diabetit. Për këtë problem ne pyetëm drejtorin e projekteve në Bashkinë e Durrësit, Lorenc Facja, i cili premton, se në muajin dhjetor të këtij viti, do bëhet tenderi, për vënien në punë të 4 ashensorëve.

Të Fundit