I mori me dhunë varësen e floririt një vajze në Kamëz, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e efektivëve të Komisariatit Nr. 5 në Kamëz, pasi dyshohet se i ka marrë me dhunë varësen e floririt një shtetaseje 26-vjeçare në rrugë.

I arrestuari, K. R., 36 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia veproi menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen në bulevardin “Nënë Tereza”, ku u organizua operacioni i koduar “Bulevardi”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë autori, banues në Kamëz, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në bulevardin ‘Nënë Tereza’, i ka marrë me dhunë varësen nga qafa, varësen e floririt, një 26-vjeçareje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit