51-vjeçari G.K. me profesion avokat është arrestuar pasi i kishte marrë 4 mijë e 200 Euro klientes së tij përmes mashtrimit dhe nuk kishte kryer detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokuroë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë avokatin për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese) dhe i kishin dhënë atij 4200 Euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.