Filda Heta, zonja që kishte vilë dykatëshe në Rrugën e Bogdanëve,dhe mbeti me gisht në gojë nga marrëveshja me ndërtuesin, tregon edhe për një tjetër konflikt me komshiun, që u bë ndërtues, Eduard Kelmendi.Në 2014-ën familja Heta bie sërish viktimë e një mashtrimi, kësaj radhe nga investitori Gëzim Papinova i firmës G2 SHPK. Familja Heta i dha një dyqan 31 m2 Papinovës, për të ndërtuar një pallat. Sipas marrëveshjes, ky dyqan u vlerësua 90 mijë euro, ku 30 mijë euro ishte kapari, që iu tha familjes Heta . Në këtë moment, komshiu Eduard Kelmendi, njëkohesisht drejtues teknik i G2 i paguan shumën 30 mijë euro familjes Heta, për llogari të fimës, jo të tijën.Marrëveshja, që pati familja Heta me sipërmarrësin Gëzim Papinova nuk u respektua dhe në këtë moment del në skenë komshiu Eduard Kelmendi, i cili në mënyrë të cuditshme u bë pronar, pa pasur pronë. Me dokument të falsifikuar, Eduard Kelmendi arriti, që të bëhet edhe pronar me hipotekë për dyqanin e familjes Heta, duke kërkuar më pas nga bashkia prishje të dyqanit, për të liruar sheshin e ndërtimit.Në finale, zonja Filda Heta, nga pronare autoktone tiranase, doli borxhlie me ndihmën e gjyqtares Irena Plaku. Sot Eduard Kelmendi i kërkon zonjës Heta 14 milionë lekët, që ai pagoi përfaqësues i firmës G2 në vitin 2014. Situata ka arritur deri te shantazhet e kërcënimet në vendin e punës së zonjës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]