I morën 5 mijë m2 tokë një personi, arrestohet ish juristi i hipotekës e dy të tjerë

Ish-juristi i hipotekës në Durrës dhe dy persona të tjerë janë arrestuar ditën e sotme pasi nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve i kamë marrë 5000 m² tokë një shtetasi, duke e përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit;
Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç.

Ndaj këtyre 3 shtetasve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndërsa akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren”- njofton policia.

Të Fundit