Policia në Nju Xhersi ka vënë në pranga dy persona për akuzën e dhunës ndaj kafshëve dhe që kanë vënë jetën e një të mitur në rrezik, pasi efektivët gjetën gjatë kontrollit në një banesë një 9 vjeçar që jetonte me 30 qen të ngordhur.
Policia kishte shkuar në banesë pas një denoncimi të marrë për dhunë ndaj kafshëve, kur hasi në skenën horror të qindra këlyshëve të kequshqyer dhe të ndotur.
Shefi i policisë, Miller tregon se në oborrin pas shtëpisë u gjetën dhjetëra kafshë të tjera të ngordhura që ishin groposur shumë pranë sipërfaqes dhe që rrezikon të përhapnin sëmundje kudo.
Fëmija më pas u mor nga efektivët dhe u dërgua në një qendër të kujdesit social, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.