I merr 16 mijë euro me mashtrime, qytetarja i nxjerr bojën te “Stop”

Në 30 prill të këtij viti trajtuam një tjetër rast mashtrimi nga njohjet online. Qytetarja e drejtuar në redaksinë tonë, tha, se kishte marrë një patentë false, për të cilën kishte dhënë 1200 euro. Ajo jeton në Itali dhe në vitin 2023 është njohur në facebook me shtetasin Arjan Seferaj. Pas disa bisedave, Arjani i premtoi t’i bënte patentë për 1200 euro, patentë, që rezultoi e falsifikuar. Pas kësaj Arjan Seferaj e mashtroi edhe për apartament, duke i zhvatur shumën 16 mijë euro. Arjani i ka thënë, se punon të FSHU-ja, por sa herë që zonja është përpjekur ta kontaktojë, ai është shmangur, duke sajuar arsye të ndryshme. Në një audioregjistrim, që zonja e disponon, Arjan Seferaj pranoi, se ka marrë lekët dhe do të dorëzojë celësat e apartamentit, por kjo nuk ndodhi.Pas transmetimit të emisionit “Stop”Arjani u paraqit në Klan, ku ktheu 16 mijë eurot e zonjës. Kjo e fundit u shpreh, se pa stafin e emisionit, ato lekë i kishte të humbura.

Të Fundit