I maskuar me pelerinë dhe kapuç, përfundon në pranga grabitësi serial i marketeve në Vlorë. Ja kush është

Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste vjedhjesh në qytet, duke identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me inteligjencën informative dhe punën në terren, finalizuan operacionin policor të koduar “Shadow.” Si rezultat, u ndalua shtetasi Erjon Baraj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Hetimet zbuluan se ky shtetas, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe duke përdorur mjete si levë dhe çekan, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytet. Rastet përfshijnë:

12.12.2024, lagjja “Pavarësia”: Vjedhje e stekave të cigareve dhe parave nga kasa.
16.12.2024, lagjja “1 Maji”: Vjedhje e një shume parash.
18.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Vjedhje e një shume parash.
23.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Tentativë vjedhjeje në një market.
24.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Vjedhje e një shume parash në një market.
29.12.2024, lagjja “Pavarësia”: Vjedhje në dy markete, duke marrë produkte dhe para.
Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për akuzën e “Vjedhjes.”

Të Fundit