Shpulla dhe grushta por personit të gabuar. Kjo është ajo që ndodhi në një rrugicë në qendër të Napolit mbrëmë kur një 46-vjeçar nga Melito, i njohur tashmë për policinë, hyri në një lokal të mbushur me njerëz që prisnin të konsumonin pije dhe sulmoi pronarin e lokalit ” të supozuar” sepse e quante përgjegjës për alkoolin e konsumuar nga vajza e tij në lokal.
Vajza – ende jo 16 vjeç – u dërgua në spitalin “San Paolo” për një dehje të lehtë nga alkooli dhe më pas u lirua. 46-vjeçari pasi u informua mbi ngjarjen, shkoi tek lokali dhe i hodhi pronarit një fuçi hekuri që zakonisht përdoret si tryezë. Gjithë ngjarja u rindërtua nga policia.
E mitura, në realitet, kishte qenë në një lokal tjetër jo tek lokali ku babai sulmoi pronarin. Policia do të denoncojë pronarin për administrimin e alkoolit ndaj të miturve nën moshën 16 vjeç dhe do të kërkojë pezullimin e biznesit.