Një 25-vjeçar shqiptar ka goditur të paktën 10 herë me thikë një tjetër person në Kefaloni, Greqi. Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për grabitje, pasi i riu shqiptar ka hyrë në banesën e të plagosurit gjatë natës, së bashku me një tjetër shqiptar, ky i fundit 18 vjeç.
Të dy kanë thyer xhamin e banesës së 73-vjeçarit, por ky i fundit i ka dëgjuar. Sapo i moshuari ka hyrë në dhomën ku dy shqiptarët ndodheshin, njëri nga dy të rinjtë e ka sulmuar me thikë.
Ndonëse me plagë të marra nga 10 gjuajtjet me thikë, 73-vjeçari ka mundur të dalë jashtë banesës duke kërkuar ndihmë. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.I moshuari ka marrë plagë në bark dhe shpatull.
Ndonëse mundën të largohen nga vendngjarja, policia greke bëri të mundur arrestimin e dy shqiptarëve.