“I hodhën ilaçin në plehra në Itali” – Prindi denoncon mjekimin e dhënë në Tiranë

Një prind nga Tirana është drejtuar në redaksinë tonë, pasi djali i tij, ka pasur dy kriza dhe dyshohej për epilepsi. Ai thotë, se e coi te doktoresha Afërdita Tota dhe ajo i dha për mjekim medikamentin, e quajtur “kepra”. Qytetari tregon, se që të ishte plotësisht i sigurtë, e coi djalin në Itali, ku ilacin, që merrte në Shqipëri, ia hodhën në koshin e plehrave. Pas kthimit nga Italia prindi takoi doktoreshën, e cila i tha, se është në të drejtën e tij, të zgjedhë mjekun, që do. Mjekja neurologe Pasionare Rino, tregon llojet e epilepsive të ndryshme, midis tyre edhe epilepsitë e lehta si ajo e gjumit dhe e temperaturës, të cilat nuk duan mjekim e aq më tepër, kur ka vetëm dy episode.

Të Fundit