I hiqet licenca qendrës sociale ku u dhunua e moshuara në Pejë

Pas publikimit të videos ku shfaqeshin disa punonjëse që dhunonin një të moshuar në qendrën sociale “Orenda” në Pejë të Kosovës, është marrë vendimi për heqjen e licencës së këtij subjekti.

Në një reagim në “Facebook”, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës thotë se njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Më tej thuhet se me përmbylljen e raportit të inspektimit është marrë vendimi që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Brenda një afati 24 orësh qendra sociale duhet t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor do të dorëzojë licencën.

“Revokohet licenca e subjekit “Orenda”. Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.  Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.  Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale”-shkruan Ministria e Financave e Republikës së Kosovës.

 

 

 

Të Fundit