Jemi ndalur në fshatin Grabjan të Lushnjes, pasi Çelnik Dhëmbi është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop, pasi ka një problem me vajzën e tij 16 vjecare. E mitura ka marrë kemp për rreth 12 vjet, për shkak të diagnozës prapambetje mendore. Në vitin 2019 ka shkuar dhe ka bërë rinovimin e letrave të kempit dhe deri në shkurt të 2020-ës ka marrë kempin si zakonisht. Në shkurt është thirrur në Kempin Epror dhe i është thënë, që kempi ndërpritet, pasi nuk i takon, madje duhet të kthejë lekët, rreth 400 mijë lekë të vjetra. Celniku tregon, se vajza sa vjen dhe bëhet më agresive dhe nuk është e aftë as për shkollë. Ai thotë se dhe vetë është i sëmurë dhe ka nevojë për ilace. Për këtë problem u drejtuam në Drejtorinë Rajonale të shërbimit social dhe përgjigja, që morëm, ishte se në dhjetor të vitit 2019 nga Kmcap epror vajza është diagnostikuar me prapambetje mendore të lehtë, duke u lënë pa grup invaliditeti, pra pa kemp.
- +355 67 220 8888
- [email protected]