I ha djeresën e ballit punëtorit hallexhi, pronari acarohet: Pak se e mora në punë!

Erind Murati tregon, se ka punuar në një biznes, bar-restorant, në Spille gjatë sezonit veror. Pagesa do të merrej në fund të sezonit. Qytetari thotë,se ka punuar si pastrues rëre, kamarier dhe cdo punë, që i jepej, por në fund nuk është paguar nga pronari i biznesit. Kristofor Hasa i ka bllokuar cdo kontakt dhe Erindi kërkon pagesën e tij prej 3 milionë lekësh të vjetra.Duke qenë, se Erind Murati ka punuar i pasiguruar në atë biznes, angazhimin e tij e konfirmojmë përmes kolegëve të punës.Ata jo vetëm provojnë, se Erindi ka punuar me ta, por kanë edhe ata vetë probleme me mospagesat.Ne komunikuam edhe me pronarin e biznesit, Kristofor apo Gazmor Hasa, i cili përvecse nuk e paguan qytetarin, e akuzon edhe për vjedhje, por pa thënë asgjë më tepër.

Të Fundit