Regjisori nga Kosova, Erblin Nushi ishte në një intervistë për media ku u paraqit si Adelina Rose.
Ai ishte grimuar dhe veshur si një vajzë, ndërsa shprehu se në rrugëtimin e tij ka pasur mbështetje vetëm të ëmën, e cila e ka mbështetur për të shprehur seksualitetin.
“Kur kam dal haptas më ka pranuar sepse nuk donte që ta lija mundësinë për të shkuar në Amerikë për një jetë më të mirë. Ajo e dinte që atje do të isha vetvetja, atje do të kisha mundësi të tjera sepse e kuptonte si ishte situata në Kosovë. Është dashur kohë për të ardhur deri te mirëkuptimi i plotë, por tani jemi aq të afërt sa ajo më qep fustanet për performancat e mia,” – u shpreh Nushi.
Ndërkohë regjisori tregoi se me babain situata ndryshon.
“Sot e kësaj dite nëse e thërras babain tim dhe e pyes për çfarëdo, ai është gjithmonë aty për mua, më ndihmon me gjithçka, por në pjesën e seksualitetit ai akoma është i heshtur,” – u shpreh Nushi.