Pas transmetimit në emisionin Stop, është arrestuar në Serbi pas disa muajsh në kërkim Klejvis Metalla, pasi dhunoi partneren e tij shtatzënë, derisa i vrau foshnjën, që ajo kishte në bark.24-vjeçari ishte larguar nga vendi përmes Pikës Kufitare të Bllatës, pas ngjarjes shokuese të ndodhur në Janar 2025, por u vu në pranga në shtetin fqinj dhe pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.Ndaj tij, në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.Në datë 4 shkurt të 2025 Stop ka denoncuar këtë ngjarje të rënde.23 vjecarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e braktisur, shkoi me të ëmën në spitalin e Peshkopisë dhe mjekët njoftuan policinë, që mori dhe denoncimin.Të nesërmen Klejvis Metalla, 24 vjec, u shpall në kërkim, por ndërkohë ishte larguar jashtë Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Bllatës. Sipas mjekut gjinekolog, që ka ndjekur rastin, shkaku i abortit, ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën, për të shpëtuar të renë. Ne morëm edhe versionin e 24 vjecarit, Klejvis Metalla, i cili fillimisht u shmang e më pas akuzoi vajzën si përdoruese droge. Por ai u detyrua të pranojë, se atë pasdite, ka marrë me makinën e tij vajzën dhe të vëllain dhe i ka cuar deri te “gurët e Skënderbeut”. Vec kësaj, ekzistojnë edhe mesazhet, kur Klejvisi u kërkon familjarëve të vajzës, që ajo të heqë fëmijën.




