I fiksuar pas rinisë së përjetshme, 45-vjeçari injekton gjakun e të birit adoleshent

Bryan Johnson, shefi ekzekutiv i një kompanie teknologjike i cili është i fiksuar për t’u dukur më i ri ka ndërmarrë një hap drastik për të marrë plazmë gjaku nga djali i tij adoleshent dhe babai.

Johnson, 45 vjeç, është i njohur për shpenzimet e tij vjetore miliona dollarëshe për procedura mjekësore që përmbajnë burimin e rinisë. Në të shkuarën ai ka marrë plazmë gjaku nga një dhurues anonim, ndërsa tani ka pranuar që ta marrë nga babai i tij 70-vjeçar, Richard dhe i biri 17-vjeçar, Talmage.

Treshja iu nënshtrua transfuzionit në një klinikë në Dallas ku i ati dhe i biri japin një litër gjak i cili më pas nëpërmjet një makine ndahet në plazmë të pastër, qeliza të kuqe, të bardha dhe pllakëza.

Këto elementë të gjakut kalojnë në venat e Johnson me synimin për të rigjeneruar dhe riparuar qelizat e dëmtuara nga plakja duke zëvendësuar gjakun e vjetër të një trupi të moshuar me gjakun e ri nga një trup i ri.

Johnson dhe mjekët e tij deklarojnë se ai ka reduktuar moshën biologjike me më shumë se 5 vjet, ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe kapacitetin e mushkërive dhe fizikun e një 18-vjeçari.

Nuk ka ende prova bindëse shkencore se transfuzioni i plazmës është kurë për plakjen. Zanafilla e saj nis me një eksperiment me minjtë, që më vonë tregoi se në fakt e përshpejtonte plakjen.

Johnson madje bën edhe një jetë të përshtatur pas një regjimi që ai e cilëson si një punë me kohë të plotë. Ai ka bombarduar legenin me impulse elektromagnetike për të përmirësuar muskujt në vendet e vështira për t’u arritur dhe mban syze që bllokojnë dritën blu për dy orë përpara se të flejë çdo mbrëmje në të njëjtin orar.

 

Të Fundit