Një grabitje e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë duket se ka marrë përmasa tragjike.
Ngjarja ndodhi në lagjen Ali Demi, ku i riu Kristjan Fusha grabiti dy kasaforta në banesën e kunatës, motrës së të fejuarës së tij. Duket se kjo e fundit e gjendur në kushte të rënda psikologjike është vetëhelmuar.
Dyshohet se 17-vjeçarja me inicialet S.V., ka përdorur fostoksinë, për t’i dhënë fund jetës së saj pas ngjarjes ku u përfshi i fejuari i saj.
Kristiani dhe vajza sapo ishin fejuar dhe dy ditë para vjedhjes e motra e Samanatës kishte organizuar një darkë familjare ku kishte pritur edhe çiftin e ri.
Aty duket se ka nisur gjithçka, pasi atë natë Fusha ka arritur të sigurojë çelësat e shtëpisë se kunatës.
Dy ditë pas darkës Kristiani mori shokun e tij dhe shkoi për të vjedhur shtëpinë e kanatës, nga ku mori dy kasaforta në të cilat ndodheshin rreth 1 milionë lekë të vjetra.
Sipas kamerave të sigurisë shoku i Fushës kishte shkuar i maskuar, ndërsa vetë Fusha kishte shkuar me paterica.
Gjithashtu te kamerat e zonës ku jetonte motra e Samantës është fiksuar targat e makinës, që Fusha përdori atë natë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin deri kur bashkëpunëtori i Kristian Fushës hoqi maskën. Gjithashtu kamerat e sigurisë ku jetonte motra e Smantës kanë kanë fiksuar target e mjetit që u përdor mbrëmjen e vjedhjes.Mjeti rezulton të jetë i regjistruar në emër të nënës së shokut të Kristian Fushës.