I dha të drejtë vetëm për pasaportën, Berisha sulmon Kushtetuesen: Janë trupë puçiste

“Akt poshtërues” e cilësoi kreu i Partisë Demokratike vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që vendosi që t’i kthehej pasaporta ish-kryeministrit, duke shfuqizuar masën e ndalimit jashtë shtetit.

Sali Berisha: Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me katër mbiemra. Irena me 5 mbiemra, Dumani me pesë apartamentë. Kanë deklararuar shkeljen e parimit të porporcionalitetit.

Gjykata shkrojti jo vetëm kushtetutën, por edhe kartën universale të të drejtave të njeriut. Ajo gjykatë, për të mbrojtur grushtin e shtetit, përvetësimin e pushtimit të parlamentit, shkoi deri në shkallën absurde, të shpallë lirinë e lëvizjes, jo një liri jo individuale.

Sipas saj, liria e lëvizjes nuk përfshihet në liritë personale apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës. Liria e lëvizjes, është liria më themelore. Ajo sanksionohet në Konventën e të Drejtave Evropiane të Njeriut. As në gjykatat naziste, nuk thuhet se liria e lëvizjes, nuk na qenka liri individuale.

Të Fundit