I dha çiftit të moshuar dozë të lartë valiumi dhe i vodhi paratë, arrestohet dhëndri

Dy bashkëshortë janë dërguar këtë të shtunë në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim.

Lidhur me këtë, Policia e Librazhdit nisi hetimet nga ku rezultoi se autori 36-vjeçar i cili është dhe dhëndri i tyre, u dha çiftit një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, dhe më pas vodhi një shumë parash në banesën e tyre. Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Si prova materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit