Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Barjam Mehaj, u arrestua në fshatin Tërbuf, në Lushnjë, ndërsa rezulton i dënuar me mbi 5 vite burg nga autoritetet italiane.
“53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë’, njofton policia.
Pritet ekstradimi i tij drejt shtetit italian.