Ka ndërruar jetë në QSUT Fotaq Zaharia, i dënuar me 25 vite burg për vrasje. 64-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës në reanimacionin e QSUT, ku ishte shkruar me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht.
Përmes një njoftimi drejtoria e burgjeve bëri me dije se i dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024.
“Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural”, thuhet në njoftim
Zaharia është dënuar për aktivitet në grup kriminal pas trazirave të vitit 1997 në Vlorë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vjet burgi. Ai ishte arratisur nga dhomat e paraburgimit në Vlorë në vitin 2001, për t’u kapur më pas dhe nënshtruar izolimit, por pas disa vitesh shfaqi probleme të theksuara shëndetësore.