I dehur në motorçikletë dhe shkaktoi aksident, arrestohet efektivi policisë Divjakë

Një efektiv policisë në Divjakë është arrestuar nga AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) pasi teksa drejtonte motoçikletën është përplasur me një makinë dhe pas testit të alkoolit, ka rezultuar i dehur.

Sipas AMP arrestimi i 60-vjeçarit K.LL u krye pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D.

Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë K. LL. ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l.

Efektivi K.LL, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.

 

Të Fundit