I braktisur dhe i harruar: 77-vjeçari po kalbet i gjallë në azil!

Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermiere në Gjermani, tregon, se ka një të afërm në Azilin Shtetëror në Elbasan, sic njihet ndryshe Qendra Balashe.Ajo thotë, se i afërmi 77 vjecar, Sadik Biba, po vuan nga hapja e plagëve, që i shkojnë deri në kockë, për shkak të papastërtisë, mungesës së lëvizjes dhe kujdesit mjeksor. I moshuari është kuruar muaj më parë në Elbasan dhe Tiranë, por në shtator e kthyen sërish në azil, pa u rikuperuar plotësisht.Tani trupi i Sadikut ka filluar të kalbet dhe punonjësit e azilit thonë, se nuk kanë se cfarë t’i bëjnë.I moshuari nuk ka një diagnozë, por sipas denoncueses, plagët i janë bërë nga papastërtia, moslëvizja dhe mungesa e kujdesit në azil.

Ne shkuam në azil, por punonjësit pohojnë, se kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Elbasanit, ndihmë, që është neglizhuar për shumë arsye e për shkak të mos koordinimit të hallkave shëndetsore në këtë qytet.Ne njoftuam urgjencën e Elbasanit, ku mjekja ekzaminoi gjendjen e Sadikut dhe vendosi ta marrë në spital, në repartin e reanimacionit.Rasti i këtij të moshuari nxjerr në pah nevojën urgjente për krijimin e Qendrave Rehabilituese për këtë kategori të pamundurish në kushte ekstreme të shëndetit.

Të Fundit