I biri po vuan SPITALEVE të QSUT-s, babai i dëshpëruar letër Zotit: Po tallen me ne, më ka ngelur vetëm të bëhem kriminel!

Historia e Aldos, është një nga ato historitë që në vend të lotëve të shkakton revoltë dhe të bën të ngresh zërin deri në “kupë të qiellit”, se si institucionet shqiptare nuk lëvizin as gishtin për të ndihmuar vogëlushin i cili prej vitesh po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Babai i tij, Hamdiu, ka trokitur në shumë vende, por kudo i është mbyllur dera, ose i kanë dhënë shpresa të kota, më saktë e kanë mashtruar e sfilitur pa marrë parasysh që para vetes kanë pasur një njeri të pashpresë që vuajtja e fëmijës po i “copëton shpirtin”.

E sot, kur Aldo po vijon të jetë i shtruar në Pediatri, babai i tij i dorëzuar i ka shkruar një letër Zotit, në të cilën i lutet që ta ndihmojë që vogëlushi i tij të shpëtojë.

Në këtë letër ku vihet re qartë trishtimi i tij teksa sheh të voglin që vuan në krevatin e spitalit dhe nuk ka fuqinë për t’ia lehtësuar sado pak dhimbjen, Tahiri i lutet Zotit që të udhëzojë njerëzit publikë, ministrinë që të reagojnë dhe të ndihmojnë Aldon.

Postimi i Hamdi Skeja, babai i Aldos: 

NJË LETËR PËR ZOTIN

Jo pa qëllim po i nis një letër ZOTIT, i cili duhet të marr në duar fatin e djalit tim, dhe çdo fëmije që vuan, po kryesisht për djalin tim që prej vitesh rropatet spitaleve, dhe pa një zgjidhje.

I dashur Zot, më dëgjo, më dëgjo dhe vepro;

Jam në hall, sinqerisht shumë në hall të madh, pasi prej vitesh instucionet heshtin, në mos them Zot se tallen, e mua e vetmja forcë që më ka ngelur është të bëhem kriminel, po ti i dashur Zot e thua në librin e shenjtë se nuk duhet të bëhemi të tillë, pra; -kriminelë.

Zot, i dashur Zot i plotëfuqishëm, i madhërishëm, mëshirëplotë, dhe mirëbërës, më ndihmo.

E kupton Zot çfarë do të thotë që një baba është dorëzuar?!

Zot, udhëzo ministrinë që të reagojnë, udhëzo njerëzit publikë që të reagojnë, udhëzo mediat që të jenë me mua, jo me mua e për mua, me mua për djalin tim që po rritet dyerve të spitalëve pa marr kurrë atë që i duhet.

Të lutem, ose udhëzo ata, ose më jep forcë mua që të bëhem kriminel.

Zot, kam shumë për të thënë, shumë, shumë, por po e mbyll me kaq, duke të pritur ty!

Të Fundit