Esma Toluli është një e moshuar 86 vjec, e cila prej 3 muajsh, sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani” ka qiraxhi. Zonja tregon, se ka firmosur disa letra në gjermanisht me mendimin, që kishte firmosur, se pas vdekjes së saj apartamentin ia linte djalit. Por me atë firmë djali i ka ndryshuar pronësinë apratamentit. Esmaja kërkon me lot në sy, që të futet në banesë pasi, sic thotë, ajo, kërkon të vdesë aty.Sipas ekspertit Fatmir Laçej,duhet të kishte kontratë dhurimi, që apartamenti t’i kalonte djalit.Ne komunikuam me djalin e Esma Tolulit, Haxhiun, i cili thotë, se nëna dhe motrat e kanë mashtruar dhe aparatemnti është lënë në një bankë të nivelit të dytë si koletaral. Pa shlyer ajo kredi, thotë Haxhiu, askush nga familja nuk futet në atë apartament.
- +355 67 220 8888
- [email protected]