I biri akuzohet se ka abuzuar seksualisht për katër vite me një të mitur, nëna e 43-vjeçarit: Djemtë e mi janë shumë punëtorë!

Një 43-vjeçar, i identifikuar si Edison Shema është shpallur në kërkim në Korçë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur për 4 vite, që kur vajza, tashmë 16 vjeçe, ishte 12.

Nëna e të akuzuarit është shprehu për mediat babai i vajzës është mik i ngushtë me djalin tjetër të saj.

Ndërsa ka mohuar akuzat ndaj të birit, ajo është shprehur se ato janë ngritur për shkak të konkurrencës dhe se djhemtë e saj janë punëtorë.

“Babai i vajzës ishte shok i ngushtë me djalin tjetër që kam në Greqi. Kjo që na është bërë ne, është për shkak të konkurrencës sepse djemtë e mi janë shumë punëtorë”, tha ajo.

Pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe psikologut, është bërë ekspertiza mjeko ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se vepra penale e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur” është konsumuar.

Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit.

Magazina në të cilën dyshohet se Edison Sheme kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, ndodhet ngjitur me stallën ku familja e vajzës mbante bagëtitë.

Prokuroria ka sekuestruar serverin e kamerave të vendosura në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të magazinës të cilat do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Të Fundit