Kohë më parë kemi transmetuar problemin e zonjës Dafina Peci, banore e fshatit Gjinar në Elbasan, e cila denoncoi gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Sipas saj, gjyqtarja ka falsifikuar një vendim, duke rritur në mënyrë fiktive sipërfaqjen e tokës së saj në Gjinar.Për të njejtën cështje, Pajtime Fetahu kishte dhënë dy vendime identike, por me sipërfaqje toke të ndryshme. Avokati Clirim Gjata, tha, se është absurde të ketë dy vendime në këtë mënyrë.Prokurorja e Elbasanit, Enkeleida Millonai ia mbylli cështjen gjyqtares Fetahu, duke e nxjerrë pa lagur këtë të fundit.Ne kërkuam një kopje të regjistrit të dispozitivëve, regjistër ku shënohen të gjitha vendimet e gjykatës. Dhe në kopjen e këtij regjistri na rezultoi, se vendimi ka 312.4 dhe jo 383.4 dynymë tokë, provë e pakontestueshme, që tregon falsifikimin e gjyqtares Fetahu.Sot në 2025-ën pronat në fshatin Gjinar të Elbasanit, përfituar nga Peter Topi shumica janë shitur e tjetërsuar. Ne shkuam në Gjinar për të vërtetuar këtë fakt nga banorët e prekur nga vendimi i falsifikuar i Pajtime Fetahut. Në një tjetër rast Besim Debrova denoncon, sesi në mënyrë të cuditshme i zhduket toka e trashëguar nga stërgjyshi, rreth 7 dynymë në Elbasan, duke falsifikuar origjinën e pronës në K.K.P Elbasan. Edhe në këtë rast është përfituar pronë në mes të qytetit të Elbasanit, vend, që njihet si tregu i Pajtime Fetahut. Edhe kjo pronë është grabitur mbi bazën e dokumentave të falsifikuar nga ish gjyqtarja e Elbasanit dhe Prokuroria Elbasan nuk ka nisur një hetim, duke nisur me bllokimin e kësaj pasurie, për të provuar, sesi janë bërë pronarë dy vëllezërit e ish-gjyqtares, për pronën mbi 2500 m2 vetëm për 8 milionë lekë të vjetra.
- +355 67 220 8888
- [email protected]