I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari.

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.

Në prill të vitit 2024, ky shtetas u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit