Hyri në një banesë në Farkë për të vjedhur, kapet 49-vjeçari, i sekuestrohen paratë

Policia e Tiranës është njoftuar ditën e sotme për një rast nga ku shtetasi me iniciale L. D.(H.)., 49 vjeç, kishte hyrë në një banesë për të vjedhur.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, në një banesë në Farkë nga ku u bë e mundur arrestimi i 49 vjeçarit.

Nga hetimet rezultoi se 49-vjeçari kishte vjedhur sende me vlerë, në një banesë tjetër, në të njëjtën zonë, 4 ditë më parë. Gjithashtu është sekuestruar me cilësinë e provës materiale, shuma e parave.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai.

Të Fundit