Qeni më i gjatë në botë i quajtur Kevin, ngordhi në shtetin amerikan të Iowa-s pasi u sëmur papritur.
Rekordet Botërore të Guinness njoftuan të hënën se tre vjeçari Kevin vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent. Qeni, 0.97 metra i gjatë nga putrat e përparme deri te shpatulla, u fut zyrtarisht në rekordet e tyre në mars të këtij viti.
Pronarët e Kevinit, Tracy dhe Roger Wolf, i thanë lamtumirë kafshës së tyre shtëpiake.
“Ai ishte ‘djali gjigant’ më i mirë”, tha familja në një deklaratë të lëshuar nga Guinness World Records.
“Ne jemi të lumtur që ai arriti të thyejë rekordin dhe të tërheqë vëmendjen te vetja. Ai e donte vëmendjen. Urojmë që këto raca gjigante të mund të jetonin më gjatë,” tha familja.
Qeni, me një gjatësi totale prej 111 cm, u bë mashkulli më i gjatë në botë pas vdekjes së një danezi të madh amerikan të quajtur Zeus.