Hyn me thikë në dorë për të grabitur argjendarinë, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Një person është arrestuar teksa ka tentuar që të grabisë një argjendari në qytetin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit