Humbja ndaj Çekisë, Hysaj: E kishin përgatitur ndeshjen sikur të luanin me Spanjën

Shqipëria u mposht me rezultatin 2-0 nga Çekia, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas kësaj përballje, për Tv Klan, foli kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i djathtë deklaroi se vendasit treguan shumë presion nga fillimi dhe ia dolën të shënojnë.

Sipas Hysajt, Çekia e kishte përgatitur ndeshjen ndaj Shqipërisë, dikur të ishte përballë Spanja.

“E dinim që Çekisë i kishte mbetur në kokë ndeshjet e kaluar me Shqipërinë. Ishin më të motivuar në kokë se ne. Në fillim treguan shumë presion. Kështu u pësuan golat, nga krosimet. Duhet të kuptojmë këto gabime dhe të mos i përsërisim. E kishim rastin për të barazuar dhe më pas mund të fitonim. Pësuam golin e dytë dhe aty sikur na u prenë këmbët. Jemi një skuadër e fortë dhe duhet të kemi besim. Çekia e kishte përgatitur ndeshjen aq fort sot, sikur të ishim Spanja. Duhet ta besojmë edhe në që kemi arritur një nivel të lartë dhe të punojmë si të mbetemi në nivelin e lartë.

Ata na merrnin çdo top të dytë dhe në ishim 50 metra mbrapa., Duhet të ishim më mirë të vendosur te topat e dytë.

Nuk kemi ndonjë rënie. Me Ukrainën luajtëm shumë mirë, po ashtu edhe me Gjeorgjinë. Unë di që kemi bërë mirë në dy ndeshjet e kaluara. Duhet të kemi besimin dhe të mos kalojmë në momente të vështira. Ne kemi arritur diçka dhe ta mbajmë kokën lart.”, deklaroi Hysaj.

Të Fundit