Humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga, humb jetën 64-vjeçari në Fier.

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi Llambi Doko.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Të Fundit