Arlis Troplini është 18-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit.
Aksidenti ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njoftoi ditën e sotme, se i riu për shkak të plagëve të marra nuk mund t’ia dilte dhe ndërroi jetë në spital.
Mësohet se 18-vjeçari është djali i biznesmenit nga Durrësi Fatos Troplini.
I riu ndiqte studimet në një universitet privat në Tiranë, i cili ka ndarë edhe një mesazh ngushëllimi.
“Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju!”, thuhet në mesazh.