Humbi jetën fëmija si pasoje e mbidozës së anestezisë, Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

Apeli i Tiranës lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roland dhe Ina Xhaxon, ndërsa ka prishur vendimin për Marta Ginën, duke e zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, për dy mjekët e IML-së, Elton Serani dhe Erindo Allo, është hequr masa e “pezullimit nga detyra”, pasi Gjykata e Tiranës e kishte caktuar këtë masë vetëm për një periudhë njëmujore.

Brian Spahia humbi jetën dy vite më parë në klinikën dentare “Splendent”, pas një ndërhyrjeje në 14 dhëmbë, si pasojë e mbidozës së anestezisë.

Të Fundit