“Humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore”/ Qeveria ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës, pension të posaçëm babait . – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore”/ Qeveria ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës, pension të posaçëm babait .

Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili mbeti i vrarë pasi një efektiv policie e qëlloi me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës, në Laprakë. Siç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, për Qazim Rashën, babain e të ndjerit qeveria ka lidhur një pension rreth 8-fishi i pensionit social për çdo muaj. Një tjetër element që bie në sy në vendim, thuhet se vrasja ishte aksidentale.

Vrasja e të riut ngjalli debate të ashpra në publik, ku tashmë prej ditësh po mbahen protesta në vend kundër qeverisë. Kjo ngjarje solli edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt po posti i ministrit të Brendshëm. Ndërkohë, që tashmë protestuesit kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *