Një grua ka humbur jetën në Tiranë pasi është mbytur gjatë tentativës për të kaluar lumin.
Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, ku dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.




