Kohë më parë emisioni investigativë “Stop” në televizionin Klan publikoi rastin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër Guximtar Boçi, i cili ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një çështje gjyqsore.
Pas këtij skandali Guximtar Boçi u shkarkua si kryetar gjykate ku më pas u përjashtua edhe nga sistemi i drejtësisë.
Nga ana penale ish-gjyqtari shpëtoj me proçedurë fillimi tek Krimet e Rënda dhe më pas në Prokurorinë e Fierit, ku sipas të dhënave u përdor si truk per ta nxjerrë atë jo fajtor, (autenticiteti i audi-rregjistrimit.)
Proçesi gjyqsor zgjati rreth 4 vite në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër ku janë ndryshuar të paktën 8 gjyqtarë.
Ndërsa ditën e sotme më 22 korrik 2024 gjyqtarja Dajana Ndreu e deleguar nga Gjykata e Fierit, ka rrëzuar kërkës padinë Guximtar Bocit për dëmshperblim ndaj televizionit Klan.
Gjyqatarja Dajana Ndreu është një magjistrate e re në sistemin e drejtesisë e emëruar pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Fier.
Por pse e shpëtuan Guximtarin, guximtarët e Nastradinit?!
Sipas informacioneve tona një e afërme e ish-gjyqtarit Guximtar Boçit më iniciale V.B me një pozicion taktik në Kryeministri ka ndikuar në çështjen penale të donzhuanit ku edhe në fund të proçesit të sforcuar, Guximtar Bocit i pushohet proçedimi penal.
Pasi u çliruar nga proçedimi penal donzhuani pati guximin të kërkonte dëmshperblim Tv Klan me justifikimim që ishte I pafajshëm dhe publikimi i aferës seksuale I kishte shkaktuar dëm…