Jemi në Berat në sheshin “Harmonia”, që nga dy anët e saj ka Kishën dhe Xhaminë e Plumbit. Por zona pas xhamisë është zaptuar nga një rrethim i shëmtuar. Bëhet fjalë për një ndërtim pa leje, që zgjat prej tre vjetësh. Bashkia e ka për detyrë ta mirëmbajë këtë shesh dhe Xhaminë, që është dhe monument kulture i kategorisë së parë. Xhamia në fjalë është një vepër e rëndësishme e trashëgimisë arkitekturore të shekullit XVI në Shqipëri. Pjesa e rrethuar pas Xhamisë së Plumbit u pezullua para tre vjetësh, por që atëherë nuk është hequr nga Bashkia e Beratit. Gjithë ky territor i përket Xhamisë dhe aty janë gjetur varre të vjetër. Ne interesohemi në Bashkinë e Beratit, por aty nuk ka asnjë lëvizje, drejtuesja e IMT-së është një zonjë shtatzënë, që nuk ndodhet në punë. Nga burimet tona kemi mësuar, se Bashkia ka njoftuar subjektin privat, që ta heqë vullnetarisht rrethimin, por nuk dihet, se për c’arsye kjo bashki nuk ndërhyn.
- +355 67 220 8888
- [email protected]