Në redaksinë tonë në 18 tetor 2024 erdhën disa denoncime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët përdorin rrugën e Arbrit. Ata thansë, se bypass-in, që lidh këtë aks në Qafë- Murriz, kanë hedhur vaj makinash transparent në asfalt. Për pasojë makinat perplasen e bëjnë aksidente. Sipas dëshmisë së një zonje, të përshfshirë në aksident, janë pronarët e karrotrecave, që hedhin vajin e lënë numrat e shërbimit të tyre në muret anësorë të rrugës.Në 20 tetor, duke u gdhirë e diela, është parë një person rreth 55-60 vjec me maskë Covidi në Qafë Murriz, me një makinë të vogël të errët dhe dyshphet, se mund të jetë autori i hedhjes së vajit në këtë aks rrugor, ku ndodhën aksidentet.
Renis Vangjelaj, specialist i trafikut interurban, thotë, se do të merren kamerat e subjekteve afër këtij aksi, për të identifikuar automjetin, që ka kaluar pas mensatës së të dielës. Më pas do të ndiqet pista, nëse ky automjet ka lidhje me biznezin e karroatrecit. Gjithashtu edhe qelizat telefonike do të identifikojnë, se sa persona kanë qenë me telefon në atë zonë në atë ditë e orë.