Hodhi një turshi në tavanin e muzeut, nuk do ta besoni çmimin e veprës bashkëkohore

Arti bashkëkohor është vërtet i çuditshëm ndonjëherë dhe këtë e tregon më së miri vepra artistike e Matthew Griffin, i cili mori një turshi nga hamburgeri i tij, e ngjiti në tavanin e muzeut “Michael Lett” në Zelandën e Re dhe kaq mjaftoi që çmimi i veprës të kapte vlerën 6,350 dollarë.

Ndërkohë, kjo vepër ka ngjallur reagime të ndryshme, por sipas Ryan Moore, drejtues i Arteve të Bukura në Sidney, “artistët nuk janë përgjegjës nëse diçka mund të quhet art ose jo, ata thjesht bëjnë gjëra. Nëse diçka është e vlefshme apo kuptimplotë, e zgjedh shoqëria”, gjithsesi, nuk e dimë pse dikush do të zgjidhte një turshi të ngjitur në tavan, por është çështje shijesh dhe simbolizmi.


 Njerëzit sigurisht e komentuan veprën e artit:
 
“Gjëra të tilla i bëjnë njerëzit të mendojnë se arti modern është një shaka”, shkroi dikush në Instagram.

Sidoqoftë, e ripërsërisim, kjo vepër kushton 6,350 dollarë! 6,350 DOLLARË!/ Anabel

https://www.instagram.com/p/CmOgkn5qOUJ/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Të Fundit