Hodhi naftë në detin e Shëngjinit, shpallet në kërkim kapiteni i anijes tregtare

Policia ka shpallur në kërkim kapitenin e anijes së një subjekti që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit.

Ndotja e ujit është konstatuar nga policia në fillimin e shëtitores në bregdetin e Shëngjinit.

Nga verifikimet e kryera, bën me dije policia, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin Ermir Kosova, për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale “ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”, pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit.

Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti.

Të Fundit