Hodhën sende ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka janë përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi pas tensioneve gjatë seancës së një dite më parë kur hodhën sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi u mor ditën e sotme nga sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Gjatë seancës së mbajtur një ditë më parë, ku u bë edhe votimi i programit dhe kabinetit të ri qeveritar, deputetët e opozitës hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj kryeministrit.

Situata e tensionuar bëri që seanca që duhet të zgjaste 25 orë të mbyllej për vetëm 25 minuta.

Të Fundit