Eugeni nga Vlora ka pikturuar logon e Stop. Kloi kërcen me emisionin Stop. Kombtarja e Finlandës këndon himnin shqiptar.Një mace është filmuar duke futur putrën në një gotë e duke provuar pijen. Në Shtoj të ri Shkodër kazanët e plehrave janë në mes të rrugës.Në Vlorë një qytetar ecën në mes të makinave derisa rrëzohet. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
