Në 26 janar transmetuam problemin e zotit Xhuma Halimllari, nga Korça, që ushtron aktivitet në shitjen e fidanëve. Në përpjekje për të blerë një traktor, aplikoi pranë AZHBR për subvencion, por aplikimi iu refuzua. Përmes një miku të përbashkët, ai u njoh me shtetasen Rediana Hysaj, e cila iu prezantua si punonjëse e AZHBR-së.Mes tyre u lidh një kontratë konsulence, ku Xhuma Halimllari pagoi 36 milionë lekë të vjetra. Por subvencioni nuk u realizua, traktori nuk u ble dhe paratë nuk u kthyen. Kjo situatë zgjati rreth 5 vjet.Nga verifikimet pranë AZHBR, rezulton, se Rediana Hysaj nuk ka qenë asnjëherë punonjëse e këtij institucioni dhe se nuk ka pasur asnjë aplikim të dytë pas refuzimit fillestar të Xhuma Halimllarit.Në bisedat e zhvilluara mes Rediana Hysajt dhe bashkëshortes së qytetarit, Rediana pranoi detyrimin financiar dhe premtoi kthimin e parave.Por kjo nuk ndodhi. E kontaktuar në telefon, Rediana deklaroi, se nuk e ushtron më profesionin.Pas gjithë këtyre përpjekjeve, Rediana Hysaj kontaktoi djalin e Xhuma Halimllarit, duke premtuar kthimin e parave.E në fakt pas transmetimit, qytetari na kontaktoi, për të na njoftuar, se mori 32 mijë eurot, që i kishte dhënë Rediana Hysajt.



