Hetimi pasuror/ Avokatët e familjarëve të Erion Veliaj ankimojnë në gjykatë kontrollet e BKH-së

Avokatët e familjarëve të Erion Veliajt kanë ankimuar në gjykatë kontrollet e BKH-së të banesës së kreut të Bashkisë Tiranë, zyrës së bashkëshortes së tij dhe shtëpisë së prindërve. 

Më herët, përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se në mëngjesin e 6 Dhjetorit, hetuesit e BKH-së nuk kanë pasur një vendim gjykate për të hyrë në banesën e tij. 

Megjithatë, Veliaj ka shtuar se bashkëshortja e tij është treguar bashkëpunuese me grupin hetimor për çdo kërkesë të tyre dhe madje i ka shoqëruar vetë qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve. 

Të Fundit