Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë veprime proceduriale në Bashkinë Pukë, si pjesë e një hetimi penal që lidhet me krime zgjedhore të dyshuara gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë sekuestruar katër aparate celularë, përfshirë edhe atë të nënkryetarit të bashkisë, Ndue Suma.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se Suma është nën hetim për veprën penale “dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, e cila lidhet me përfitime të paligjshme në këmbim të votës.
Në këtë procedim penal janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në shkeljet e ligjit zgjedhor gjatë periudhës parazgjedhore në këtë bashki të veriut të vendit.