Hetimet e SPAK për Erion Veliajn, flet për herë të parë Edi Rama: Të gjithë janë të hetueshëm

Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimet e SPAK për Erjon Veliajn.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai tha se çdokush është i hetueshëm, por kjo nuk e bën fajtor.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Të Fundit